Arsenali vazhdon tutje, Xhaka protagonist (Video)

Sport September 20, 2016 - 22:44

Arsenali është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës EFL pas fitores prej 0-4 në udhëtim te Nottingham Forest.

Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë dhe atë një supergol. Ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, që shënoi golin më të bukur në këtë mbrëmje (23’).

Topçinjtë ia dolën të shënojnë tri herë në pjesën e dytë për ta pasur të sigurt fitoren.

Në këtë gjysmëlojë, protagonist ishte Lucas Perez, i cili i realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër.

Fillimisht, ai u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa më pas shënoi nga një gabim i mbrojtjes vendase.

Për rezultatin përfundimtar u kujdes Alex Oxlade-Chamberlain, i cili realizoi në minutat shtesë (90’+3).

Perez ishte asistues i këtij goli.