Mourinho me deklaratë bombastike pas humbjes nga Fenerbahçe

Sport November 03, 2016 - 22:11

Jose Mourinho si gjithmonë ka akuzuar sërish lojtarët për humbjes 2:1 nga Fenerbahçe në Europa League

Manchester Unitedi assesi të këndellet. Skuadra e Jose Mourinhos ka vazhduar me rezultate negative edhe në Europa League, ku është mposhtur me rezultat 2:1 si mysafirë i Fenerbahçes, skuadër të cilën javë më parë e mposhti 4:1 në ‘Old Trafford’, përcjell Gazeta Express.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho, ka akuzuar lojtarët e tij duke thënë se ata po luanin në këtë ndeshje ‘si të ishte miqësore e verës’.

“Problemi jonë është qëndrimi. Ata po luanin sikur të ishte finale e Ligës së Kampionëve derisa ne si të ishte miqësore e verës. Ky është realiteti me mënyrën se si filloi ndeshja”, tha Mourinho.

“Kishim disa momente reagimi, por është e vështirë për ne që të luajmë një ndeshje me dy mbrojtës të majtë në qendër të mbrojtjes”, shtoi portugezi. /Express