Schweinsteiger largohet nga Unitedi, mbetet në Premierligë

Sport November 07, 2016 - 21:18

Everton është duke u interesuar për mesfushorin Bastian Schweinsteiger

Manchester United nuk po llogarit në shërbimet e mesfushorit gjerman, Bastian Schweinsteiger, i cili po planifikon që të largohet nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të janarit.

Interesim për të tashmë kanë shprehur shumë skuadra, ndër to edhe Everton, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Roland Koeman.

Mbetet të shihet nëse Schweinsteiger do të kalojë në Everton, apo do të vazhdojë karrierën e tij në MLS. /Express/