E konfirmon Witsel: Do të transferohem te kjo skuadër

Sport November 07, 2016 - 23:50

Axel Witsel e ka konfirmuar se do të transferohet në Juventus

Mesfushori belg, Axel Witsel ka thënë se nuk e di kur, por është i bindur që do të transferohet të kampioni i Italisë, Juventus.

Ai po ashtu tha se është shumë i lumtur që një skuadër si Juventusi, ende është duke u interesuar për të.

“Është mirë që një skuadër si Juventus vazhdon të interesohet për mua. Nuk do të bëjë shumë pyetje se kur do të shkoj në Torino, në janar apo qershor. E di që do të ndodhë, mbetet të shihet se kur”, tha Witsel për DH. /Express/