Masa ekstreme sigurie, ja si u kamuflua skuadra izraelite në Tiranë

Sport November 10, 2016 - 21:55

Përfaqësuesja izraelite ka mbërritur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 18:00 në Aeroportin "Nenë Tereza". Gjithcka ka qenë nën masa ekstreme sigurie, rrugët që të çonin drejt aeroprotit kanë qenë të bllokuara tërësisht, ndërkohë që çdo objekt e makinë është kontrolluar paraprakisht edhe në territorin e jashtëm nga qen antiminë.

Kanë qenë të shumta makinat e sigurisë që kanë shoqëruar karvanin e delegacionit izraelit, shkruan Top Channel.

E gjithë autostrada, në të cilën ka patur çdo 150 metra nga një polic ishte e bllokuar deri në momentin e mbërritjes së skuadrës dhe delegacionit në hotel në qendër të Tiranës. 

Dy autobusët, që normalisht duhet të ishte skuadra, kanë qenë bosh, ndërkohë që skuadra ka qenë e ndarë në disa furgon më të vegjël,  duke shfaqur në këtë formë një manovër sigurie nga agjentët e sigurimit izraelit, të cilët kishin marrë masat për të gjithë itinerarin e lëvizjes, por edhe për ditët e qëndrimit në Shqipëri. 

Asgjë nuk bëhet publike për lëvizjet e skuadrës, paraprakisht është njoftuar një seancë stërvitore pasditen e së premtes në orën 18:00 në "Elbasan Arena", ndërkohë që konferenca për shtyp do të jetë në orën 17:30.