"Shqipëri – Izrael sikur Shqipëri – Serbi" (Video)

Sport November 10, 2016 - 21:56

Referuar raportimeve të shtypit, një grup terroristësh ka pasur në plan të kryejë një akt terrorist në stadiumin e Shkodrës në momentin e zhvillimit të ndeshjes Shqipëri – Izrael në fundjavë.

Nisur nga kjo ngjarje, emisioni Opinion në TV Klan, ka si temë të mbrëmjes atentatin e dyshuar terrorist në Shqipëri.

Menaxheri i Sigurisë së Stadiumit, Ervis Hila tha se ndryshimi i stadiumit nga i Shkodrës në atë të Elbasanit është bërë për shkak të sigurisë. Sipas tij, stadiumi i Elbasanit është më i sigurt.

Hila tha se Policia e Shtetit ka bërë të mundur rrethimin e gjithë zonës përreth Elbasanit, për të shmangur çdo lloj tentative të mundshme, si dhe hyrja në stadiumin e Elbasanit është më e kontrolluar se ajo e Shkodrës. Sipas tij, kjo ishte një nga arsyet se pse kjo ndeshje u zhvendos drejt qytetit të Elbasanit.

I pyetur se a ka masa të shtuara në stadium apo për ekipet kombëtare? Ai u përgjigj: Absolutisht po. Si dhe nga forcat e Policisë së Shtetit po edhe nga kompani private. Janë marrë masat për të dy ekipet si edhe për stadiumin. Siguria në ndeshjen ndaj Izraelit do të jetë e ngjashme sikur me atë ndaj Serbisë

Për më shumë shikoni videon: