FFK: Donis Avdijaj iu ka bashkuar Kosovës në Turqi

Sport November 10, 2016 - 22:16

Donis Avdijaj është futbollisti i radhës që iu ka bashkuar Përfaqësueses së Kosovës

FFK ka bërë të ditur se Avdijaj ka udhëtuar në Antalya dhe tashmë është së bashku me pjesën tjetër të Përfaqësueses.

Sipas tyre, Donisi nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjen e së shtunës kundër Turqisë pasi nuk e ka kompletuar ende dokumentacionin e nevojshëm.

Mw tej FFK shkruan se ardhja e tij është një sinjal i mirë për të ardhmen e Përfaqësueses, pasi bëhet fjalë për një futbollist të talentuar dhe cilësor.

Ai edicionin e kaluar luajti në skuadrën austriake, Sturm Graz, si i huazuar, derisa është nën kontratë me skuadrën gjermane, Schalke.

Avdijaj pritet të ketë të drejtë paraqitje për Kosovën duke filluar nga ndeshjet e marsit.