Enrique mezi po e pret ”El Clasicon”

Sport November 27, 2016 - 23:19

Luis Enrique beson se skuadra e tij do të rikthehet të fitoret në La Liga pikërisht ndaj Real Madridit më 3 dhjetor

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, pa barazimit 1:1 me Real Sociedad, ka thënë se ndaj Real Madridit në “Camp Nou” do të zbresë në fushë një skuadër krejtësisht tjetër me atë që pamë në “Anoeta”, shkruan Gazeta Express.

“Pas këtyre ndeshjeve, është e rëndësishme që të qëndrojmë së bashku dhe të luftojmë, kjo na ndihmon dhe jam i sigurt se do të luftojmë edhe në “El Clasico”, tha Enrique.

“Bëmë ndeshjen më të keqe deri më tani këtë sezon, por jam i sigurt se në “Camp Nou” do të shihni një tjetër skuadër ndaj Real Madridi”, shtoi ai. /Express/