Gjermania mbron Kosovën

Sport November 29, 2016 - 21:36

Kohëve të fundit ka nisur një fushatë, posaçërisht nga gjermanët, e mbështetur edhe nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me idenë që përfaqësueset e vogla, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, të luajnë parakualifikime para eliminatoreve për kampionate evropiane dhe botërore, me arsyen se kombëtaret e mëdha nuk po e gjejnë motivin të luajnë me ekipet e vogla, shkruan zeri.info.

Mirëpo, ndryshe mendon kreu i futbollit gjerman, Reinhard Grindel. Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), i cili njihet si një mik i madh i futbollit kosovar dhe mbështetës i madh i tij, ka thënë se në futboll nuk duhet të bëhen dallime dhe se duhet dhënë mundësia secilit të luajë me secilin, raporton zeri.info.

Image

“Anëtarët e UEFA-s i kanë arsyet e forta për të mos e diskutuar këtë çështje. Edhe Kosova, si San Marino apo Shqipëria, e kanë të drejtën të luajnë në një turne të kualifikimeve kundër kampionit të botës apo ekipeve të mëdha. Kjo është njëra prej gjërave fundamentale që i bashkon anëtarët e UEFA-s”, ka thënë Grindel për mediet gjermane. /Zëri/