Hyka shkëlqeu me dy gola

Sport December 03, 2016 - 19:47

Jahmir Hyka ka shkëlqyer në fitoren e Luzernit ndaj Vaduzit, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 3:0, shkruan zeri.info.

Futbollisti shqiptar ka realizuar në minutat 51 e 58, ndërsa një tjetër gol për vendësit e shënoi Markus Neymayr (41’).

Duhet cekur se krahas Hykës, tek Luzerni luajti edhe mesfushori kosovar, Hekuran Kryeziu, që u paraqit për 90 minuta. /Zëri/