Skandal në Francë: Ndërpritet ndeshja, sulmohet portieri (Video)

Sport December 03, 2016 - 23:34

Ndeshja ndërmjet Metz dhe Lyon është ndërprerë pas vetëm 30 minutave, pasi tifozët vendës kanë goditur me fishekzjarrë.

Portieri i Lyonit, Anthony Lopes e ka pësuar shumë keq në ndeshjen kundër Metzit, e cila po zhvillohej në kuadër të Ligue 1.

Kur po zhvillohej minuta e 30, tifozët kanë gjuajtur me fishekzjarrë, e cila ka shpërthyer në trupin e portierit Lopez.

Gjyqtari më në fund vendosi të shtynte ndeshjen, pas shtesës prej 45 minutave.

Kujtojmë se para se të ndodhte ky incident, Metz ishte duke fituar me rezultat minimal 1:0, me golin e shënuar nga Hein. /Express/