Niang e Lapadula si Armando Sadiku e Rodriguez (Video)

Sport December 04, 2016 - 22:47

Niang e Lapadula kanë bërë atë që bën ditë më parë Armando Sadiku e Roberto Rodríguez

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, në ndeshjen ndaj Villarreal në Europa League, u shty me bashkëlojtarin se cili ta ekzekutojë penalltinë, përcjell Gazeta Express.

Një moment i tillë ka ndodhur edhe sot në Itali. Në sfidën Milan – Crotone, ku ekipi i Montellas fitoi fal golit pak minuta para fundit të ndeshjes, sulmuesit Niang dhe Gianluca Lapadula janë shtyrë se cili ta ekzekutojë penalltinë.

Në fund, fitimtarë doli Niang, i cili dështoi që të shënojë dhe skuadra e tij vuajti shumë për ta gjetur golin e fitores, që e shënoi pikërisht Lapadula, lojtari me të cili u shty për ta ekzekutuar penalltinë. /Express/