Kryetari i Dritës kërcënon me largim, pas zgjedhjes së anëtarit të KE të FFK-së

Sport December 07, 2016 - 20:33

Kryetari dhe donatori kryesor i Dritës, Valon Murati, ka kërcënuar me largim nga pozita e tij nëse nuk ndërmerret diçka, pasi zgjedhjen e Bekim Rexhepit si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe përfaqësues të rajonit të Gjilanit e konsideron si të padrejtë dhe të ndikuar direkt nga politika.

Ky është postimi i Muratit në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.

“Miq të respektuar, Sot është mbajtur mbledhja për zgjedhjen e anëtarit të komitetit ekzekutiv të FFK-së që do t'a zëvendësoj z.Murat Hoxhën.

Si klub kemi qenë gjithmonë të interesuar që ky proces të shkoj në mënyrë demokratike, pa presione dhe pa ndërhyrje të politikës.

Jam thellësisht i zhgënjyer nga mënyra se si disa individ vazhdojnë t'i keqpërdorin pozitat e tyre zyrtare për arritjen e qëllimeve personale.

Sot përfaqësuesit e ligës rajonale shkelën në mënyrë flagrante mbi parimet profesionale dhe përgjegjësitë nga detyra zyrtare që mbajnë.

I'a kam vënë vetës qëllim me gjithë kapacitetin tim që kam moral, njerëzor, human dhe material që t'i ndihmojë të rinjëve gjilanas.

Nuk lejoj në asnjë mënyrë që njerëz për shkak të bindjeve të tyre politike të prishin qëllimin tim.

Kërkoj dorëheqjen e menjëhershëme të këtyre zyrtarëve nga liga rajonale për përfshirjen e padrejtë dhe për ndikim mbi baza partiake në përzgjedhjen e kandidatit në fjalë.

Nëse nuk ndodh një gje tillë deri në fund të vitit do të rishiqoj pozicionin tim si donatori kryesor në klubin më të suksesshëm të qytetit, kampionit ( KV Drita ).

Nuk do t'a lejojë asnjëherë askë t'a degradoj emrin tim dhe të luaj me djersën dhe sakrificën time’. /Zëri/