Fitorja e tretë e Pejës në Ligën Ballkanike

Sport December 07, 2016 - 20:54

Peja e ka regjistruar fitoren e tretë në Ligën Ballkanike për këtë sezon pasi e mposhti sonte KK Sutjeskan me rezultat 76:74, në ndeshjen që sapo përfundoi, shkruan zeri.info.

Verdhezinjve iu deshën vazhdimet për ta siguruar fitoren pasi loja e rregullt përfundoi baras, 64:64 (12:18, 12:17, 23:11 e 17:18).

Ndërkaq, pesëminutëshi i vazhdimit ka përfunduar 12:10, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Grupit B.

Veseli ka qenë më i miri tek pejanët me 21 pikë, ndërsa 16 i ka shtuar Dahlman. E tek mysafirët, më të dalluarit ishin Thomas (15), James (13) e Gajovic (12). /Zëri/