Paraqitje e zbehtë e Flaka Pruthit në Botëror

Sport December 07, 2016 - 21:19

Flaka Pruthi ka pasur paraqitje të dobët në ditën e sotme në Kampionatin Botëror të Notit, i cili po mbahet në Windsor të Kanadasë, shkruan zeri.info.

Notarja kosovare, në disiplinën 100 metra, stili krol, e ka mbyllur shtegun më dobët sesa koha që kishte arritur në garat e mëhershme.

Koha e arritur në këtë garë ishte 01.04.80, e cila e renditi atë në pozitën e 116-të nga 127 garuese pjesëmarrëse.

Nesër, në ditën e tretë të botërorit do të garojnë tre sportistët:

Flaka Pruthi në disiplinën 50m Delfin;

Meriton Veliu në disiplinën 100m mix dhe 50m Krol dhe

Melisa Zhdrella në 100m mix.

Federata e Notit të Kosovës pret që paraqitja e tyre e nesërme të jetë e mirë. /Zëri/