Humbje e thellë e Trepçës në Ligën Ballkanike

Sport December 07, 2016 - 22:18

Trepça e ka pësuar një humbje të thellë sonte nga KK Karpos Sokoli me rezultat 85:69, në ndeshjen që sapo përfundoi, shkruan zeri.info.

Skuadra vendëse ka qenë më e mirë në çerekun e tretë, i cili ishte edhe vendimtar në fitoren e tyre, pasi e fituan atë 34:15.

Periudha e parë është mbyllur 16:15 për mikpritësit, kurse në atë të dytë më të mirë ishin mitrovicasit, 21:18, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh, 36:34.

“Xehetarët” për një nuancë ishin më të mirë edhe në 10 minutëshin e fundit, 18:17, por kjo ishte e pamjaftueshme pasi vendësit e kishin siguruar thuajse fitoren në çerekun e tretë, për të fituar në fund me 16 pikë epërsi. /Zëri/