Barcelona – Chapecoense, tashmë është zyrtare

Sport December 09, 2016 - 20:18

Skuadra braziliane Chapecoense ka pranuar ofertën e Barcelonës për të marrë pjesë në trofeun ‘Joan Gamper’, që luhet në muajin gusht

Në gusht të vitit 2017, skuadra braziliane Chapecoense, do të vijë në Evropë, për t’u përballur me Barcelonën.

Pas tragjedisë në Kolumbi, ku humbën jetën më shumë se 70 persona dhe shumica e lojtarëve të Chapecoense, Barcelona vendosi që t’i ftojë brazilianët që të marrin pjesë në turneun ‘Joan Gamper’.

Kjo ofertë tashmë është pranuar. Diçka të tillë e bëri zyrtare vet presidenti i klubit brazilia, Ivan Pozzo.

“Është një gëzim i madh për ne dhe ne falënderojmë Barcelonën për ftesën. Do të jetë një privilegj dhe kënaqësi e madhe që të luajmë në Evropë”, ka deklaruar Ivan Pozzo, presidenti i Chapecoenses.