Zyrtare: Chapecoense bëhet me trajner (Foto)

Sport December 09, 2016 - 20:32

Vagner Mancini është emëruar trajner i Chapecoense

Chapecoense është duke u munduar që të rindërtojë skuadrën, pas aksidentit që ndodhi në Kolumbi ku aeroplani që po barte ekipin brazilian dhe një numër gazetarësh për ndeshjen e parë të finales Copa Sudamericana u rrëzua gjatë rrugës për në Medellin, duke humbur jetën 71 persona në bord.

Chapecoense u shpall fitues i garës pas kërkesës së ekipit Atletico Nacional, që të shpallte kampion ekipin që pësoi tragjedinë.

Tani, Chapecoense ka gjetur edhe trajnerin. Vagner Mancini është emëruar trajner i skuadrës braziliane. /Express/

Image