'Asnjë ekip në Premierligë nuk është më i mirë se United'

Sport December 09, 2016 - 22:33

Mourinho mendon se është e padrejtë që Unitedi është jashtë top katërshes në Premierligë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, mendon se “Djajtë e Kuq” kanë merituar më shumë pikë se që kanë grumbulluar. Sipas tij, asnjë ekip në Premierligë nuk është më i mirë se United, pavarësisht se renditja e tregon të kundërtën.

“Jam i lumtur me mënyrën se si po luan skuadra. Jam i lumtur me diferencën e madhe nga ekipi që kam marrë në ekipin që kam tani”, tha Mou për Sky Sport.

“Mendoj se pozita jonë në tabelë është e padrejtë. Duhet të kishim më shumë pikë se që kemi. Nëse shikoni tabelën, duket sikur ekipet tjera janë më të mira se ne, por për mendimin tim nuk janë. Ne kemi regjistruar shumë barazime, derisa kemi merituar pikët e plota”, shtoi portugezi. /Express/