Dy ekipe serbe në turneun “Prizren Cup”

Sport December 09, 2016 - 22:48

Prizreni do të jetë nikoqir i turneut ndërkombëtar në futboll, pjesë e së cilës do të jenë edhe dy klube të futbollit nga Serbia.

Organizatori Rijat Shala ka postuar disa foto në Facebook, ndërsa ka konfirmuar edhe datën e mbajtjes, si dhe ekipet pjesëmarrëse.

“Turnir ndërkombëtar (Prizren Cup) ekipet pjesëmarrëse janë: F.C National Novi Pazar , F.C National Kadiluk nga Serbia, F.C Liria Prizren dhe F.C Lidhja e Prizrenit. Turniri do të mbahet më 11.12.2016 (e diel) në ora 13:00”, ka shkruar Shala.

Sipas organizatorit më 2017 do të marrin pjesë edhe 2 ekipe italiane, Pasquale Foggia Ex Lazio Cagliari Sampdoria dhe Salvatore Fresi.

Image