Leicesteri e shokon Cityn
Sport
December 10, 2016 - 20:22
Leicester City e ka shokuar Manchester Cityn, të cilin e ka mposhtur me rezultat të thellë, 4:2, në ndeshjen që sapo përfundoi, shkruan zeri.info.
Jamie Vardy ka qenë hero i kampionit aktual të Premierligës duke realizuar tre gola, në minutat 3, 20 e 79, kurse një gol tjetër e shtoi Andy King (5’).
Në anën tjetër, golat e vonshëm për Cityn i realizuan Aleksandar Kolarov në minutën e 81-të dhe Nolito në atë të fundit. /Zëri/