Fitojnë Prishtina e Bashkimi

Sport December 10, 2016 - 20:40

Sigal Prishtina dhe Bashkimi i kanë fituar duelet përkatëse në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së basketbollit, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit e mposhtën pa problem Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 103:86 (29:31, 33:17, 21:31 e 20:7), kurse prizrenasit ishin më të mirë se fqinji i tyre, Golden Eagle Ylli, ndaj së cilit fituan 96:57 (22:22, 17:10, 23:15 e 34:10).

Trepça e ka mundur të premten Rahovecin 79:73, kurse Peja luan sot me Kerasan Prishtinën nga ora 14:00. /Zëri/