Roma fiton derbin kundër Milanit (Video)
Sport
December 12, 2016 - 23:06
Roma ka shënuar fitore minimale 1:0 në derbi kundër Milanit
Skuadra e Romës e ka fituar derbin e kësaj xhiroje në Serie A, pasi në Olimpico e ka mposhtur Milanin me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Radja Nainggolan, ani pse MIlan kishte mundësi që të shënonte e para, por Niang dështoi nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitoreje, Roma mbetet në vendin e dytë me 35 pikë, katër më pak se Juventus në vendin e parë dhe tre më shumë se Milan në vendin e tretë. /Express/