Juventusi mposhti Romën, e lë shumë prapa në renditje (Video)

Sport December 17, 2016 - 22:44

Juventusi ka fituar 1:0 në derbi ndaj Romës

Juventusi nuk ka të ndalur. Ekipi i Allegrit ka marrë tri pikë të tjera në Serie A. Juve doli fitimtare në derbin kundër Romës, duke triumfuar 1:0, transmeton Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, në minutën e 14’të të ndeshjes. Deri në fund të sfidës, Juve dhe Roma kishin raste të pastra shënimi, por rezultati mbeti ai i minutës së 14’të.

Pas kësaj fitore, Juve ka grumbulluar 42 pikë, shtatë më shumë se Roma që mbetet në kuotën e 35 pikëve. /Express/