Xhaka kthehet te Gladbach, pritja madhështore nga tifozët (Video)

Sport December 20, 2016 - 23:18

Granit Xhaka është kthyer te Borussia Monchengladbachu të martën në mbrëmje për të përshëndetur fansat e ish-skuadrës.

Mesfushori iu bashkua Arsenalit gjatë verës, por nuk pati rast të përshëndetej me tifozët e Gladbachut për shkak se sezoni tashmë kishte përfunduar.

Ai kaloi katër vjet te klubi gjerman duke u paraqitur 140 herë në fanellën e Gladbachut.

Para takimit me Wolfsburgun në Bundesligë, Xhaka doli në fushë dhe u brohorit nga tifozët e klubit, ndërsa mori si dhuratë nga klubi një karton të madh të verdhë, si shenjë për kartonët e shumë që i mori si futbollist i kësaj skuadre.

Ai ishte ndëshkuar 48 herë me karton të verdhë dhe gjashtë herë me të kuq në kohën sa ishte në Gjermani.