PSG-ja arrin marrëveshje për Draxlerin

Sport December 22, 2016 - 18:45

Klubi francez i PSG-së ka arritur marrëveshje me Wolfsburgun për transferimin e futbollistit, Julian Draxler në afatin kalimtar të janarit.

PSG-ja e cila ka hasur në vështirësi këtë edicion me trajnerin e ri, Unai Emery ka arritur një marrëveshjë me klubin gjerman për transferimin e reprezentuesit gjerman, me shumën e transferimit që pritet të kapë shifrën prej 45 milionë eurosh, transmeton “Zëri.info”.

Për futbollistin ishte interesuar edhe Arsenali, por tanimë lojtari ka bërë zgjedhjen e tij, për të shkuar në klubin parisien, ku do të nënshkruaj një kontratë tre apo katër vjeçare./ZËRI/