Ndeshje për dëshmorë dhe vargje Kur’ani, luan edhe futbollisti i Kosovës (FOTO)
Sport
December 22, 2016 - 21:50
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala ka marrë pjesë në një ndeshje speciale në Turqi.
Ndeshja miqësore për t’i thënë stop terrorizmit u zhvillua në stadiumin e Besiktasit ‘Vodafone Arena’.
Ylli i Kosovës, Herolind Shala e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë në ekipin e futbollistëve të huaj që luajnë në kampionatin turk si Samuel Eto’o, Nigel De Jong dhe Wesley Sneijder.
Pasi skuadra e përbërë nga futbollistë turq shënuan gol nga penalltia, të gjithë futbollistët u mblodhën së bashku dhe nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Turqi.
