Milani ma super se Juventusi, e fiton Superkupën
Sport
December 23, 2016 - 20:19
Milani e ka fituar Superkupën e Italisë. Rossoneri e mposhtën Juventusin në Doha të Katarit pas penalltive, derisa loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1:1, shkruan zeri.info.
Juventusi ka kaluar në epërsi me golin e Giorgio Chiellinit në minutën e 18-të, kurse Giacomo Bonaventura shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në minutën e 38-të.
Tek Milani kanë shënuar nga penalltia Bonaventura, Kucka, Suso e Pasalic, kurse ka dështuar Lapadula.
Tek Juventusi kanë shënuar Marchisio, Higuain e Khedira, kurse dështuan Mandzukic e Dybala. /Zëri/