Prishtina fiton derbin e moçëm

Sport December 23, 2016 - 21:08

Sigal Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së 13-të të Superligës së basketbollit pasi e ka mposhtur Trepçën me rezultat 80:62, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Ferizaj.

Bardhekaltrit kanë dominuar ndaj kundërshtarit dhe në fund kanë fituar me meritë, shkruan zeri.info.

Pjesa e parë ka qenë e nivelizuar dhe prishtinasit kanë shkuar në pushim të gjatë me dy pikë epërsi, 39:37.

Mirëpo, kampioni aktual është shkëputur në periudhën e tretë, pas së cilës rezultati në semafor shënonte, 60:46. E distanca është shtuar në 10 minutëshin e fundit, duke fituar kryeqytetasit me 18 pikë avantazh.

Prishtinasit gjenden në pozitën e parë me 24 pikë të grumbulluara nga 13 ndeshje, derisa mitrovicasit janë të dytit me 23 pikë nga 14 ndeshje.

Fitojnë edhe Peja e Ylli

Peja dhe Golden Eagle Ylli i kanë fituar po ashtu duelet përkatëse të së premtes, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së basketbollit.

Verdhezinjtë e kanë mundur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat bindës, 97:73 (29:14, 29:22, 23:15 e 16:22).

Arti Hajdari ka qenë njeriu i ndeshjes me 24 pikë për pejanët, kurse tek gjakovarët më i miri ishte Arian Qallaku.

Në duelin tjetër, therandasit e mundën Kerasan Prishtinën me rezultat 82:68 (11:16, 23:22, 23:22 e 25:8).

Urim Zenelaj ka qenë hero i Yllit me 34 pikë, derisa tek prishtinasit, Rinor Ahmeti shënoi 23 pikë.

Superliga – Java e 13-të

Rezultatet

S. Prishtina – Trepça   80:62

Vëllaznimi – Peja        73:97

K. Prishtina – GE Ylli 68:82

Bashkimi – Rahoveci  87:62

Tabela

1. S. Prishtina  13        24

2. Trepça         14        23

3. Bashkimi     12        22

4. Peja             11        21

5. GE Ylli        13        18

6. Rahoveci     12        16

7. Vëllaznimi   13        15

8. K. Prishtina 14        14