Donnarumma: Fitore e madhe, ia dedikojmë Berlusconit
Sport
December 23, 2016 - 21:11
Portieri i Milanit, Gigio Donnadumma ishte protagonist në fitoren ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë, duke e pritur penalltinë e Dybalas, pasi ndeshja përfundoi 1:1 dhe fituesin e përcaktuan penalltitë.
“Është një emocion i papërshkrueshëm. E dinim se duhet të jepnim gjithçka nga vetja, kemi qenë të barabartë me ta. Më pëlqen të fitoj me gjithë këta italianë në fushë. E kemi pritur këtë trofe qe një kohë të gjatë dhe e kemi merituar”, deklaroi fillimisht portieri hero, Donnarumma për “Rai Sport”, raporton zeri.info.
“Është një gëzim i hatashëm, ia dedikojmë fitoren presidentit. Nuk e dimë nëse ky është trofeu i fundit për Berlusconin, por ia dedikojmë atij. E falënderojmë edhe trajnerin për punën që po e bën”, ka shtuar ai. /Zëri/