Allegri komplimenton Milanin

Sport December 23, 2016 - 21:14

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka komplimentuar Milanin për Superkupën e fituar, por thotë se ekipi i tij luajti mirë në këtë takim.

“Kemi bërë gjithçka për të mos arritur deri tek penalltitë. Në 20 minutat e parë luajtëm mirë, pas golit kemi rënë. Ndeshja ka mundur të zgjidhej nga një episod, i cili nuk ka arritur. Në fund kanë vendosur penalltitë. Jemi në një moment të sezonit ku kemi luajtur 27 ndeshje dhe ju rrezikoni të humbni diçka gjatë rrugës”, ka thënë trajneri italian.

“Lëndimet na kanë kushtuar shtrenjtë dhe dy zëvendësimet e detyruara. Do të duhej të ishim më të mirë. Kur ka dalë Suso nga loja, Milani nuk ka bërë më asgjë. Mirëpo, komplimente atyre, e kanë bërë një lojë të bukur. Ne kemi objektiva të rëndësishëm për t’i arritur. E kemi humbur një lojë nga penalltitë, por në fushë nuk kemi humbur”, përfundoi Allegri.

Skuadrat do të kthehen në fushën e blertë përsëri në fillim të janarit, pasi Serie A pushon për shkak të festave të fundvitit. /Zëri/