Majlinda, mbretëresha e vitit 2016

Sport December 23, 2016 - 22:10

Majlinda Kelmendi është zgjedhur xhudistja më e mirë e vitit 2016.

Xhudistja pejane e ka fituar këtë çmim, të cilin ia dhuroi Federata Ndërkombëtare e Xhudos, ndërsa e siguroi çmimin falë votave të votuesve në Facebook.

“Dy herë kampionia e botës, dhe bartësja e flamurit, Majlinda Kelmendi, që për herë të parë i siguroi vendit të saj medalje të artë olimpike në kategorinë -52kg, mori 5299. Kampionia olimpike la prapa brazilianen Rafaela Silva, që si e dyta mori 2565 vota, kurse e treta ishte amerikania Kayla Harrison”, thuhet në konfirmimin e IJF-së.

Majlinda e ka fituar medaljen e artë olimpike ne Rio gjatë verës, duke e bërë krenare Kosovën me këtë sukses të jashtëzakonshëm. /Zëri/