Nëntë veturat luksoze të Ibrahimovicit (Video)

Sport December 25, 2016 - 22:17

Ylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, njihet si koleksionues i veturave.

Ai deri më sot ka pasur modele të ndryshme të veturave, teksa më poshtë keni disa më të veçantat e suedezit, shkruan Express.

Kujtojmë se Ibrahimovic është duke impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij këtë edicion. 

Pavarësisht se është 35 vjeçar, Ibrahimovic ka shënuar deri më tani 16 gola për Manchester Unitedin.

Kjo shifër mund të rritet pasi kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në përfundim të këtij edicioni.

Madje “Djajtë e Kuq’ duan që t'i ofrojnë kontratë të re suedezit.