Mourinho zbulon të ardhmen e Ibrahimovicit

Sport December 26, 2016 - 21:32

Jose Mourinho pret që vazhdimi i kontratës së Zlatan Ibrahimovic me Manchester United të përfundojë shumë shpejt

35 vjeçari ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë, i cili shënoi gol në fitoren prej 3:1 ndaj Sunderland, duke arritur në kuotën e 50 golave për klube në vitin 2016.

Mourinho konfirmoi muajin e kaluar se Ibrahimovic ka pranuar të vazhdojë kontratën, teksa pas ndeshjes me Sunderland tha se ky proces do të përfundojë më shpejt se që pritet.

“Nuk jam aspak i surprizuar për formën e tij”, tha fillimisht Mourinho.

“Kur ne e kontaktuam atë gjatë verës dhe tha menjëherë po, isha i sigurt se ai është gati për Premierligë dhe këtë po e dëshmon. Ai është gati dhe mund të luajë edhe sezone tjera. Ai do të qëndrojë këtu me ne”, shtoi portugezi. /Express/