Interi transferon mesfushorin e Liverpoolit? (Foto)

Sport December 26, 2016 - 21:33

Lucas Leiva do të huazohet në Serie A te Interi

“The Guardian” raporton se mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva, pjesën e mbetur të sezonit do ta kalojë në formën huazimi në Serie A te Interi, transmeton Gazeta Express.

Braziliani ka startuar vetëm në tri ndeshje këtë edicion në Premierligë, teksa ka bërë 11 paraqitje në të gjitha garat. Jurgen klopp fillimisht dëshiron ta huazojë, derisa gjatë verës do të vendoset nëse do të shitet përfundimisht.

Interi ka kohë që kërkon lojtarin ën formë huazimi dhe duket se kjo do të ndodhë gjatë janarit. Stefano Pioli e pëlqen shumë brazilianin me të cilin pritet të punojë në pjesën e mbetur të sezonit. /Express/

Image