Zyrtare: Ky është lojtari më i mirë për vitin 2016 (Foto)

Sport December 26, 2016 - 23:12

Toni Kroos është zgjedhur lojtari më i mirë gjerman për vitin 2016

Pas paraqitjeve mbresëlënëse me Real Madridin, ku fitoi 3 trofe gjatë vitit 2016, mesfushori Toni Kroos është shpërblyer me çmimin e lojtarit të vitit, nga revista gjermane “kicker”.

Lajmi është konfirmuar gjithashtu edhe nga sajti zyrtarë i Federatës së Gjermanisë të Futbollit.

“Toni është shndërruar në një yll te Kombëtarja. Ai do të luajë një rrol të rëndësishëm në Kombëtare për Kupën e Botës “Rusia 2018”, ka thënë trajneri Joachim Low. /Express/

 

Image