Ronaldo, për herë të katërt ‘lojtari më i mirë i vitit’ (Video)

Sport December 27, 2016 - 19:27

Cristiano Ronaldo është fitues i çmimit ‘Lojtari i vitit’ nga “Globe Soccer Awards” për herë të katërt në karrierë.

Emri i fituesit u mësua nga presidentin i Real Madridit, Florentino Pérez, i cili tha “Fituesi është, Cristiano Ronaldo natyrisht”. Ronaldo nuk mori pjesë në këtë ceremoni për shkak të stërvitjes gjatë mbrëmjes së sotme, ku lojtarët u rikthyer nga pushimet dimërore.

Për ta fituar këtë çmimi, Ronaldo la prapa lojtarë si Leo Messi, Gareth Bale, Antoine Griezmann, Jamie Vardy dhe Gonzalo Higuain. /Express