Nani flet për suksesin e Portugalisë në Evropian

Sport December 29, 2016 - 18:34

Anësori i Valencias, Luis Nani thotë se fitorja e Portugalisë në Evropian mund të mos jetë më e mira, por ishin ata që e merituan suksesin.

Portugezi Nani pranon se ekipi i Portugalisë, që e fitoi Euro 2016 mund të mos jetë më i miri në histori të përfaqësueses, transmeton “Zëri.info”.

Fernando Santos udhëhoqi futbollistët e tij drejt një triumfi që nuk pritej, kur Portugalia mposhti Francën në finale me rezultatin 1:0, pas kohës shtesë.

“Ne nuk jemi ekipi më i mirë në historinë e kombëtares portugeze, ka pasur më të mira, por ne jemi ata që i fituam Portugalisë një trofe të rëndësishëm dhe për këtë jemi krenar./ZËRI/