Katalunia do të ishte në mesin e përfaqësueseve më të mira të botës

Sport December 29, 2016 - 19:11

Ish ylli i Barcelonës, Xavi, thotë se regjioni i cili po kërkon pavarësinë, ka lojtarë që mund të bëjnë një përfaqësuese të fortë në botën e futbollit.

Xavi beson se Katalunia do të bënte pjesë në top dhjetë apo pesëmbëdhjetë ekipet më të mira, nëse do të lejoheshin të merrnin pjesë në garat e FIFA-s, transmeton “Zëri.info”.

Regjioni në verilindje të Spanjës pritet që të mbaj referendumin për pavarësi në shtatorin e ardhshëm, pavarësisht nëse lejohet apo jo nga qeveria e Spanjës, gjë e cila na tregon se shumë shpejt do të mund të bëhet shteti më i ri në botë.

Dhe ish mesfushori i Barcelonës thotë se me lojtarët që ka, Katalunia mund të lërë gjurmë në botën e futbollit.

“Përfaqësuesja e Katalunisë do të bënte pjesë në dhjetë apo pesëmbëdhjetë ekipe më të mira të botës.”, u shpreh Xavi