'Katalunia do jetë në mesin e 10-të kombëtareve më të mëdha në botë'

Sport December 29, 2016 - 21:59

Xavi ka fjalët më të mira për ekipin kombëtar të vendit të tij, Katalunisë.

Ish-ylli i Barcelonës beson që kombëtarja e Katalunisë shumë shpejt do të jetë njëra nga skuadrat më të mëdha në botë, pasi ka të ardhme të ndritur.

“Ekipi kombëtar i Katalunisë do të jetë në mesin e 10-të apo 15 skuadrave më të mira në botë”, ka thënë fillimisht ylli i Al Sadd para gazetarëve.

“Ky ekip kombëtar është një pasqyrim i vërtetë i nivelit aktual të sportit katalan. Nuk ka dyshim se ne jemi një fuqi në një numër të specialiteteve të ndryshme”, përcjell Telegrafi.

Xavi, tani 36-vjeçar, ka luajtur 12 herë për Kataluninë dhe refuzoi të përjashtonte që do ta stërvit skuadrën në të ardhmen.

“Ti nuk e di. Ju nuk mund të mbyllni çdo derë. Është shumë herët të fillojmë të bëjmë parashikime, por kjo është një nga idetë, vjen në shtëpi si trajner në Barcelonë, në Katalunia. Kjo është shtëpia ime dhe unë ndihem shumë rehat aty”.

“Unë gjithmonë ndihem i lumtur kur kthehem në shtëpi dhe kjo është një burim krenarie i vërtetë për të luajtur për ekipin kombëtar”, përfundoi Xavi. /Telegrafi/