Bayerni, dominues i Bundesligës

Sport December 30, 2016 - 21:13

Bayern Munichu ka dominuar edhe sezonin e kaluar në Bundesligë, shkruan zeri.info.

Gjiganti bavarez e siguroi titullin e 26-të të kampionit më 7 maj 2016, duke u bërë klubi i parë në histori të Bundesligas dhe kampionatit gjerman të futbollit që e fiton titullin katër herë radhazi. Bayerni e mbylli sezonin me 88 pikë, 10 më shumë se Borussia Dortmundi (78), kurse Bayer Leverkuseni kishte 60 pikë e Borussia Monchengladbachu 55.

Bayerni e fitoi edhe DFB-Pokal (Kupën e Gjermanisë) pasi e mundi në finale Borussia Dortmundin në penallti, 4:3, derisa loja e rregullt dhe vazhdimet kishin përfunduar 0:0. Bayerni nuk u ndal me kaq, pasi e fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë, duke e mundur përsëri Borussia Dortmundin, kësaj radhe 2:0, falë golave të Arturo Vidal e Thomas Muller. /Zëri/