PSG vazhdoi dominimin në Francë

Sport December 30, 2016 - 22:12

Paris Saint-Germain e tha fjalën kryesore në kampionatin francez, duke e fituar titullin e radhës në Ligue 1, shkruan Zëri.

Zlatan Ibrahimovic e udhëhoqi gjigantin parisien drejt titullit të radhës duke realizuar 38 gola.

PSG e mbylli sezonin me 96 pikë, plot 31 më shumë se Lyoni (65), kurse Monaco ishte e treta me 65 dhe Nice i katërti me 63.

PSG e ka fituar edhe Coupe de France pasi në finale e mundi Marseillen me rezultat 4:2. Ibrahimoviç ka realizuar dy gola, kurse nga një e shtuan Matuidi e Cavani, ndërsa për Marseillen shënuan Thauvin e Batshuayi.

PSG po ashtu triumfoi edhe në Superkupën e Francës pasi e mundi Lyonin me rezultat bindës, 4:1.

Golat për parisienët i shënuan Pastore, Lucas, Ben Arfa e Kurzawa, kurse për Lyonin shënoi Tolisso. /Zëri/