Europa League në duart e Sevillas

Sport December 30, 2016 - 23:06

Europa League në tri edicionet e fundit e ka një emër: Sevilla. Skuadra spanjolle e ka fituar këtë kompeticion edhe sivjet, shkruan zeri.info.

Ekipi andaluzian e kishte fituar për herë të parë këtë turne në vitin 2014 pasi në finale e kishte mundur Benfican me penallti 4:2, derisa loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 0:0.

Në finalen e vitit 2015, Sevilla e kishte mundur befasinë Dnipro Dnipropetrovsk me rezultat 3:2.

E në finalen e fundit, atë të 2016-s, Sevilla në finalen interesante e mposhti Liverpoolin me rezultat 3:1.

Liverpooli kishte kaluar në epërsi me golin e Sturridge, por ekipi Andaluzian ka realizuar më pas me Gameiro dhe dy herë me Coke. /Zëri/