Liverpool fiton derbin ndaj Cityt (Video)

Sport December 31, 2016 - 20:31

Liverpool ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt me rezultat minimal 1:0

Skuadra e Liverpoolit e ka mbyllur në mënyrën më të mirë vitin 2016, duke shënuar fitore në derbi kundër Manchester Cityt me rezultat 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi mesfushori holandez, Wijnaldum.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, 6 më pak se sa Chelsea në vendin e parë, ndërsa City mbetet në vendin e tretë me 39 pikë, apo 10 më pak se sa Chelsea. /Express/