Ejupi: Sporti deri me tani ishte për gjynah, tani ka filluar të rilindë (VIDEO)

Sport January 03, 2017 - 23:43

Remzi Ejupi është njëri prej investitorëve më të mëdhenj të sportit të Kosovës.

Biznesmeni i njohur kosovar është president i FC Prishtinës, ndërsa sonte ishte i ftuar në emisionin ‘Komitetit’, ku ka folur edhe për sport.

Ejupi ka thënë që një dekadë prej së është pjesë e FC Prishtinës përfshirja e tij në sport ka qenë krejtësisht pasion dhe çështje humane nga ana e tij, për të ndihmuar sportin kosovarë pasi sipas tij, gjendja ishte e tmerrshme.

Ndërsa, tani pas ndërkombëtarizimit Ejupi ka thënë se situata ka nis të ndryshoj pozitivisht.

Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme: