Tottenham – Chelsea, arrin edhe goli i dytë
Sport
January 04, 2017 - 22:13
Ka arritur edhe goli i dytë në derbin e kësaj jave të Premierligës ndërmjet Tottenhamit dhe Chelseat, shkruan zeri.info.
Në fakt, Dele Alli e ka shënuar golin e dytë për Hotspur në minutën e 54-t me kokë, ndërsa kishte shënuar në të njëjtën mënyrë edhe në minutën e fundit të pjesës së parë.
Tottenhami është në rrugë të mirë për ta prishur serinë prej 13 fitoresh radhazi të “Blues”. /Zëri/