Real Madrid deklason Sevillan, shumë pranë kualifikimit

Sport January 04, 2017 - 23:14

Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë ndaj Sevillas me rezultat 3:0 në Copa del Rey

Skuadra e Zinedine Zidane ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër të Copa del Rey, pasi ka mposhtur Sevillan me rezultat 3:0.

Dy gola për Realin në këtë takim i shënoi James Rodriguez, ndërsa një tjetër e shënoi Raphael Varane.

Ndeshja e kthimit ndërmjet Sevillas dhe Realit do të zhvillohet në Sanchez Pizjuan me 11 janar.