Arsim Abazi jep dorëheqje

Sport January 05, 2017 - 19:41

Arsim Abazi është tërhequr nga posti i kryetrajnerit të klubit të futbollit Ferizaj, shkak ka qenë mosmarrëveshjet me disa anëtar të kryesisë.

“Dëshira ime ka qenë me vazhduar, sepse veç filloj ajo puna ime me dalë që kam dashtë ta zbatoj në fushë, por me mosmarrëveshje me disa anëtar të klubit që veç sa kanë hyrë në klub, nuk kemi mund të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe i kemi ndarë rrugët”, thotë Abazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Abazi e kishte marrë në vjeshtë klubin në gjendje shumë të vështirë dhe gradualisht e ngriti në vend të nëntë me 14 pikë në elitën e futbollit.