Prishtina eliminohet në çerekfinale
FC Prishtina ka arritur deri në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Ur-Krostitzer-Masters 2017”, i cili po mbahet në Gjermani.
Bardhekaltrit e kanë mbyllur fazën e grupeve në pozitën e tretë me katër pikë, prej tyre një fitore, një barazim e një humbje, ndërsa në çerekfinale janë mposhtur nga FC CZ Jena, 3:0.
Prishtina ka barazuar në lojën e parë me Bundesligaauswahl “East” 1:1. Golin për prishtinasit e ka shënuar Gentrit Dumani në minutën e katërt.
Në lojën e dytë, Bardhekaltrit humbën 2:0 nga 1. FC Lokomotive Leipzig. E duelin e tretë e fitoi skuadra kosovare, 5:0 falë golave të Lorik Boshnjakut (3’ e 5’), Endrit Krasniqit (4’ e 8’) dhe Gauthier Mankendas (8’).
Nesër, prishtinasit do të marrin pjesë në turneun tjetër ndërkombëtar, “Halplus-CUP”. Badhekaltrit do të luajnë nga ora 14:16 me ekipin SC Rot-WeiS Oberhausen, kurse në orën 14:52 do të luajë me Hallescher FC. E ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit B do të zhvillohë me ekipin SV Blau-WeiS Dolau, nga ora 15:42.