Prishtina mbyll turneun e tretë në vendin e katërt
Sport
January 07, 2017 - 18:42
Prishtina e ka mbyllur edhe turneun e tretë, derisa ka përfdunduar në vendin e katërt.
Ndeshjen gjysmëfinale dhe atë për vend të tretë i humbi me penallti.
Në qytetin e Sommerdas, kanë arritur tre fitore edhe tre humbje, por dy prej tyre pas penalltive dhe derisa të martën arritën vendin e tretë, sot përfunduan në të katërtin.
Në takimin e parë mposhtën 8:0 Reinsdorfer SV. Në të dytin pësuan humbje nga Bundesliga Ausëahl East.
Sfida e tretë ishte më e mirë për bardhekaltërit, të cilët fituan 3:1, kurse në çerekfinale mposhtën FSV Sommerda 2:1. Gjysmëfinalja ishte e pafat, pasi u mposhtën 4:3 me penallti nga Rot Weis Erfurt, derisa në të njëjtën mënyrë, humbën edhe për vendin e tretë ndaj Bundeslifa Auswahl East.